
Lojtarë në Serie A nuk do të kryejnë tamponë vazhdimisht. Ministri I Sporteve, Vincenzo Spadafora ka zbuluar vendimin e fundit që është marrë lidhur me fubollin. Në një njoftim për mediat ai bën me dije se lojtarët do të kryejnë tamponë vetëm 48 orë para ndeshjes dhe jo më gjatë seancave stërvitore. Ky propozim i bërë nga Ministri i Sportve në Itali është pranuar nga komiteti teknik shkencor si dhe nga presidenti Federatës së futbollit italian, Gravina.
"Unë sapo i kam komunikuar Presidentit Gravina se komiteti teknik shkencor, të cilin e falënderoj, ka vlerësuar pozitivisht propozimin tonë për uljen e tamponëve, madje duke tejkaluar kërkesën e FIGC. Nga sot në fakt, siç është parashikuar tashmë për garat ndërkombëtare, lojtarët do të duhet t'i nënshtrohen tamponit vetëm në 48 orët para ndeshjeve ".