
Fqinji bën shumë zhurmë? Zgjidhja është e thjeshtë: mjafton t'i blesh shtëpinë.
Këtë të paktën ka menduar Leo Mesi në Barcelonë për të mbrojtur "privatësinë" dhe qetësinë në rezidencën "Castelldefels".
Ai që e ka rrëfyer këtë gjë ka qenë shoku i skuadrës së Mesit, Ivan Rakitiç në një intervistë për të përjavshmen kroate 'Novi List'.
"Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistëve është gjithnjë e zhurmshme me festa të shpeshta. Por nuk është kështu.
Për shembull, Suarez më ftoi familjarisht në festën e ditëlindjes së tij. Blemë dhuratat dhe kaluam një nate festive të qetë", tha Rakitiç për Suarez, uruguaianin që nuk dihet nëse ka fqinj afër apo jo.
Poll