
Implementimi i VAR-it në futboll, padyshim ishte arritje e madhe që ndryshoi dhe lehtësoi punën e arbitrave në gjithë botën. Megjithatë ende s’është arritur më e mira, ku ka vend për t’u përmirësuar.
Së fundmi nga Premier League vjen lajmi i ri, ku mësohet se për herë të parë, VAR-i do t’u mundësojë gjyqtarëve bisedën mes tyre. Pra, fjalët e arbitrave të VAR-it me ata të fushës do të jenë transparente edhe për tifozët. Kjo është pjesë e projektit pilot për të rritur transparencën e gjykimit në fushën e blertë.
Poll