
Marseille dhe Sporting Lisbone do duhej të kishin nisur në 18:45 sfidën e tretë në grupet e Champions League. Dueli ka nisur me 22 minuta vonesë, me njoftimet nga Franca që bëjnë me dije se miqtë kishin ngelur në trafik.
Edhe pse të nisur një orë e gjysmë më parë se starti i ndeshjes nga hoteli, autobusi i Sporting nuk ka mundur të mbërrijë në kohë në Velodrome. Sfida si fillim u shty me 15 minutë. Gjithçka duket se ka përshpejtuar dhe fillimi i ndeshjes më në fund mbërriti, teksa kujtojmë se skuadrat lëvizin të shoqëruara nga policia pikërisht për lehtësimin e trafikut.
Menjëherë miqtë kanë kaluar në avantazh pas 50 sekondave lojë me një perlë nga Trincao.
Poll