
Tottenham ka qënë i pafat këtë sezon, teksa i është dashur të bëjë për një pjesë të mirë të sezonit, pa dyshen Son-Kane. Në një intervistë të dhënë në faqen zyrtare të klubit londinez, Son është besimplotë se do rikthehet shpejt në fushë. Ai zbulon edhe ndeshjet për të cilat do jepte gjithçka që të ishte në fushë.
"Doja të luaja në ndeshjen kundër Leipzig (19 shkurt), doja të luaja edhe kundër Chelsea (22 shkurt), por shkova në spital. Unë kisha një rreze X dhe nuk mund ta besoja kur pashë fotot . Ishte një lajm shumë i trishtuar. Sidoqoftë, tashmë kanë kaluar katër javë nga operacioni dhe unë jam duke bërë shumë, shumë mirë. Po punoj për të qenë gati e për t'u rikthyer" - shprehet Son.
Një ndihmë të madhe ka dhënë dhe Coronavirus, ku lojtarët e dëmtuar kanë pasur më shumë kohë për t'u rikuperuar. Gjithsesi, kjo është e mira e vetme që ka sjellur ky virus.