
Rikthimi i Mike Tyson në ring ka entuziazmuar të gjithë dashamirësit e boksit. Legjendari “Iron Mike” rikthen grushtat e tij ikonik teksa më 20 korrik do të përballet me Youtuber-in 27 vjeçar, Jake Paul. Tyson është plot 30 vite më i madh në moshë, por e pamundura është një fjalë që nuk bën pjesë në fjalorin e legjendës.
Në prononcimet e para, kundërshtari i tij, Jake Paul, ka ndezur duelin duke premtuar se “do ta hedhë Knock-Out këtë plakush”. Për këto fjalë të rënda, ka reaguar edhe boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj i cili e konsideron të turpshëm deklaratën e Paul, por mbi të gjitha është kundër këtij dueli për shkak të respektit që një boksier duhet të ketë për legjendarin Mike Tyson.
“Ku ka arritur boksi. Më falni për shprehjen, ky si një pede... kishte than ka ardh koha me e vu Mike Tyson në gjum. Mos e paq jetën veq për mos me i prish emrin legjendës kurr nuk kisha me e pranu një ndeshje të tillë për asnjë shumë. Kishe me u fut në ring e me ja puth dorezat, jo me gjujt në të.
Se di më duket shumë e rëndë si me i gjujt babs tem, e ky i poshtër e paedukat thot do ta vej në gjum. Mike Tyson është gati 60 vjeç, ku lejohet ky legen me pas shanse me prek legjendën e boksit. Hajde ndeshu me mua, me një djalë të ri dhe të uritur. Jo me atë që prej tij e ke njoft kyt sport. Eja ndeshu me mua bastard dhe jo me Mike Tyson që është 60 vjeç. Mos ki turp Jake Paul“, shkruan Bakaj.