
Në takimin e mbrëmjes së djeshme Partizani ka humbur automatikisht mbrojtësin e krahut të majtë, Renato Kalari, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari. Mirëpo, mungesa e Kalarit pritet që të zëvendësohet nga Renato Arapi, i cili do të marrë rolin e mbrojtësit të majtë, ndërsa do t'i jepet mundësi aktivizimi nigerianit Atanda, i cili në sfidën e fundit ishte në stol.
Partizani nuk e ka luksin që të ketë mungesa, pasi organika është e cunguar dhe ende nuk janë atashuar mirë me grupin lojtarët e ardhur së fundmi. Sa i përket kundërshtarit, edhe pse është ndëshkuar me karton të kuq, ai sërish nuk u trembet "demave" shqiptarë. Për vet faktin se në sfidën e djeshme kishte shumë mungesa në organikë për shkak të dëmtimeve, ndërsa në takimin e kthimit parashikohet që ta kenë grupin e plotë.