Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndërpritet seanca stërvitore, aksident me makinë në kompleksin e Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërpritet seanca stërvitore, aksident me makinë në

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mesditë pranë qendrës stërvitore të Manchester United. Një automjet ka rënë në kanal, ndërsa 10 makina të emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje. Siç bën me dije “The Mirror”, stërvitja e “Djajve të Kuq” u ndërpre pasi makina përfundoi në fushën stërvitore të United.

Skuadra angleze po i jepte dorën e fundit përgatitjeve para çerekfinales së Europa League, ku do të përballet nesër me Sevillan. Ndërsa Erik ten Hag do të dilte në konferencë për shtyp në orën 12:00. Por, kaosi jashtë kompleksit të trajnimit “Carrington” prishi të gjithë planet.

Policia, ambulanca dhe motorët e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje pasi një pjesëtar i publikut telefonoi 999. Por, shumë shpejt u bë e qartë se aksidenti nuk ishte aq serioz sa u mendua në fillim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga