
Derbi i madh i Greqisë mes Olympiacos dhe Panathinaikos u ndërpre në minutën e 56-të, teksa rezultati ishte 1-1. Një fishekzjarre u bë shkak për ndërprerjes e kësaj ndeshje.
Në minutën e 56-të lojtari i skuadrës mike, Juankar po bënte nxehmjen anash fushës, kur një fishekzjarre shpërtheu afër tij. Futbollisti ra menjëherë në tokë, i cili më pas u largua me ndihmën e një barrele.
Sipas mediave greke bëhet me dije se lojtari ka probleme me dëgjimin dhe marrje mendsh, të cilët janë shkaktuara nga shpërthimi i lëndëses plasëse.
Në këtë moment, e gjithë skuadra e Panathinaikos hyri në dhomat e zhveshjes, teksa më pas të njëjtën gjë bënë edhe lojtarët vendas dhe gjyqtarët italianë. Pas 1 ore, lojtarët vendas u rikthyer sërish në fushë për të bërë nxehmjen, ndërsa ato miq refuzuan dhe tashmë pritet të mësohet se kur do të luhet ndeshja.