Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndërpreu ndeshjen pas sherrit mes lojtarëve në Itali, gjyqtarja mbyllet brenda stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërpreu ndeshjen pas sherrit mes lojtarëve në Itali, gjyqtarja

Një gjyqtare e re u mbyll brenda stadiumit pasi pezulloi një ndeshje për të rinjtë. Episodi fatkeq ka ndodhur në provincën e Brescias, në ndeshjen mes Darfo Boarios dhe Carpenedolo, e cila u pezullua pas sherrit ku u përfshinë disa drejtues dhe disa djem të dy skuadrave.

Ndeshja e ndërpre dhe më pas ndodhi më e keqja për gjyqtaren, e cila u mbyll brenda stadiumit, pasi të gjithë ishin larguar.

 “Kur doli nga dhoma e zhveshjes, ajo kuptoi se ishte braktisur dhe mbyllur brenda stadiumit”, shkruhej në njoftimin për shtyp të ligës kombëtare të amatorëve.

Nuk kanë munguar sanksionet për dy klubet dhe protagonistët e sherrit që solli vendimin për pezullimin e ndeshjes. Të dyja skuadrat e humbën ndeshjen në tavolinë. Dy persona u identifikuan dhe u skualifikuan deri më 22 mars, ndërsa Carpenedolo u gjobit me 200 euro dhe Darfo Boarios me 300 euro, për asistencë të papërshtatshme ndaj gjyqtares në fund të ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga