
Ndarja nga jeta e sportistit të njohur, Haki Agalliu, ka prekur mbarë botën e sportit shqiptar. Numri një i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllime familjes. Bezhani e quan atë një njeri model, i cili mbartë vlera të larta qyetatarie.
Vlen të theksojmë se Agalliu ka qënë peshngritës, ish trajner i ekipit të Partizanit dhe ekipit Kombëtar në vitet 1960. Ai u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare, duke humbur kështu betejën me jetën.
POSTIMI:
Lamtumire Haki Agalliu...Trajner I apasjonuar i Peshengritjes.Nje lajm I hidhur per mua per komunitetin e sportit dhe ne vecanti ate te peshengritjes , pasi sot u nda nga jeta nje prej trajnerve me te apasjonuar,nje edukator i mrekullushem i sportisteve i cili filloi punen si trajner ne vitin 1964.Ai dha nje kontribut shume te madh me ekipin kombetar te peshengritjes si dhe ne federate si anetar i saj.Nje njeri i vecante i apasjonuar me sportin,nje model ne sport dhe kudo ku punoi . Hakiu ishte i rralle, i qete me vlera te medha qytetarie e civilizimi, i respektuar dhe i thjeshte me kedo. Me punen dhe pasiinin e tij ai beri qe sporti i peshengritjes te shkelqej me rezultatet e njepasnjeshme qe mori.
Lamtumire miku im dhe i sportit HAKI.
Sot ju po largoheni prej nesh, por ju do te jeni gjithmone ne zemer e mendjen tone.
Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur.
LAMTUMIRE