Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e arbitrit shqiptar, Duka: Trishtim për të gjithë, një personalitet në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit shqiptar, Shefqet Caslli. Si një ndër personalitete e sportit shqiptar, Caslli ka gjykuar mbi 500 ndeshje në karrierën e gjatë prej viteve 1960-1985. Veç futbollit, Caslli ka dhënë kontributin në klubin e Tiranës edhe në boks, peshëngritje dhe mundje.

Mesazhi i Dukës:

Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar, Shefqet Caslli na ka trishtuar të gjithëve. Caslli ka hyrë në histori si një nga personalitetet më të spikatura në fushat e blerta, duke gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij 25-vjeçare në vitet 1960-1985.

Falë performancës së tij të spikatur do të fitonte edhe stemën e FIFA-s, ndërkohë që përveç arbitrimit ai ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në sportin e boksit, peshëngritjes dhe mundjes me klubin sportiv Tirana, duke fituar tituj e vendosur rekorde.

Dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Caslli dhe të afërmve të tyre për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Do të na mungojë të gjithëve! I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Shefqet Caslli
Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga