Matthjis De Lig ka folur dy ditë para ndeshjes që Bayern Munich do të luajë përballë Lazios në transfertë, sfidë e cila është e vlefshme për fazën 1/8-ve të Champions League. Mbrojtësi holandez shprehet se kundër italianëve do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi njeh dhe trajnerin e tyre Maurizio Sarrin me të cilin ka punuar në të shkuarën te Juventusi.
Gjithashtu De Ligt u ndal te këta të fundit duke u shprehur se pavarësisht se Interi është ekipi më i fortë, dëshiron që Scudetton ta fitojë “Zonja e Vjetër”.
“Ndaj Lazios do të jetë një ndeshje e vështirë pasi është një ekip që luan mirë. E njoh mirë trajnerin e tyre, Maurizo Sarrin, sepse e kam patur te Juventusi. Ai gjithmonë dëshrion të luajë me skema “të provuara”, me shumë taktika dhe intensitet. Nuk do të flisja për favoritët apo të dobëtit sepse ndonjëherë një ekip që po kalon një fazë të pafavorshme në Champions Legaue mund të gjejë energji të reja. Këto janë ndeshje që të motivojnë. Ata do të jenë të vendosur dhe ne duhet të jemi gati.
Juventus? Ata po bëjnë shumë mirë. Interi është i fortë, më i fortë se vitin e klauar kur arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, por shpresoj që Juve të shpallet kampion këtë sezon”, është shprehur Matthjis De Ligt.