Tirana do të luajë nesër kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa sot klubi bardheblu ka bërë me dije çmimet e biletave.
Ato do të variojnë nga 400 lekë deri në 3000 lekë për zonën VIP. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të Tiranës thuhej:
“Tribuna Vip Ë104 – 3000 lekë
Tribuna A/B Ë 102,103,105,106 – 2000 lekë
Ë 101,107- 2000 lekë
Tribuna E Çmimi- 600 lekë
Tribuna N Çmimi – 400 lekë
Tribuna V Çmimi – 400 lekë (miqtë)”.
Tirana do të luftojë për të marrë maksimumin, në një moment kur Partizani kryeson Superioren me 29 pikë. Ndërsa bardheblutë gjenden në vendin e dytë me 1 pikë më pak.
Poll