
NBA i ka prezantuar mbarë Botës "shoë" e rradhës në ligën më të fortë të basketbollit në planet. Takime spektakolare ku nuk kanë munguar as rezultatet surprizuese janë zhvilluar mbrëmë në parketet e pallateve të sportit në Amerikë. Në sy ra fitorja e Houston Rockets përballë Denver Nuggets me shifrat 125-95.
Një James Harden "monstruoz" udhëhoqi Rockets në suksesin e rradhës. Një humbje disi surprizë ishte ajo e LA Lakers me shifrat 102-113 përballë Sacramento Kings. Kalifornianët duket se po vuajnë ende fazën e tranzicionit të ekipit. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Uttah Jazz përballë Chicago Bulls me rezultatin 110-80. Një fitore e thellë kjo e Jazz që konfirmon edhe njëherë krizën e Bulls. Phoenix Suns gjithashtu humbi 107-113 kundër Bucks.