
Një fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë Dallas Mavericks, teksa ka mposhtur e shifrat 132:122 ekipin e Golden State Warriors.
Një sfidë shumë e luftuar mes dy ekipeve, por në fund do të fitonin miqtë me 10 pikë diferencë. Luca Doncic ishte protagonisti i kësaj fitoreje, i cili shënoi 39 pikë dhe bëri 10 asistime si dhe 8 kërcime.
Ndërkohë te Mavericks u dalluan edhe Dante Exum me 19 pikë, Josh Green shtoi 18 pikë dhe Dereck Lively II pati 12 pikë dhe 14 kërcime për të marrë këtë fitore.
Te skuadra vendase Stephen Curry realizoi 25 pikë dhe shtatë asistime, ndërkohë Chris Paul shtoi 24 të tjera, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Poll