
Naser Aliji bën një gjest human duke treguar zemërgjesinë e tij. Mbrojtësi i Kombëtares ka ndihmuar me bazë materiale Akademinë e futbollit në Shkup, “Fortuna 2009” që ishte prekur nga përmbytjet e ndodhura më 6 gusht në Maqedoni.
Vlera e veshjeve sportive të cilën e ka dhuruar mbrojtësi i kombëtares Aliji arrin në 1.500 euro. Akademia e futbollit “Fortuna 2009” pas përmbytjeve të gushtit kishte marrë një goditje të madhe pasi në tërësi ishte shkatërruar fusha e lojës dhe dhomat e zhveshjes.
Poll