Napoli vazhdon merkaton e saj dhe të përforcojë ekipin. Synimi i klubit italian është që të ruajë titullin kampion.
Por në ekip nuk ka vetëm afrime pasi për të përmirësuar bilancet dhe investuar në blerje duhet të ketë edhe largime. Lozano është largimi më i afërt i mundshëm. Sulmuesi meksikan ka oferta të “majme” nga Arabia dhe Amerika dhe po mendon seriozisht largimin.
Në krahun tjetër Napoli është vënë në lëvizje për zëvëndësuesin “ideal”. Përveç Lindstrom nga Frankfurti, një tjetër opsion konkret për sulmin napolitan është edhe Edon Zhegrova.
Sulmuesi i përfaqesueses së Kosovës shihet si ideali nga drejtuesit dhe trajneri Garcia për atë repart. 24-vjeçari që momentalisht aktivizohet tek Lille vështirë se do e refuzonte një kalim në Serie A.
[caption id="attachment_703926" align="alignnone" width="1200"] Edon Zhegrova[/caption]