Lorenzo Insigne është një nga idhujt e tifozëve të Napolit. Sulmuesi aktualisht ëështë pjesë e Toronto në MLS që nga viti 2021. Edhe pse tashmë bëhen gati 3 vite që prej largimit, duket se Insignes nuk i ndahet “shpirti” nga napolitanët.
Italiani ndjen keqardhje që nuk ishte pjesë e Napolit sezonin që kaloi, kur napolitanët triumfuan në Serie A dhe fituan një trofe të rëndësishëm.
“Ëndrra ime ishte sigurisht të qëndroja gjithë jetën këtu. Nuk ndodhi. Napolin do ta mbaj gjithmonë në zemër, është shtëpia ime. Doja të qëndroja më gjatë.
Osimhen? E vetmja gjë që do t’i thosha Viktorit është se duhet të mendojë me kujdes përpara se të largohet nga Napoli, sepse mendoj se emocionet që ai përjetoi këtu vitin e kaluar nuk mund të përjetohen askund tjetër. Të fitosh një titull në Napoli është ndryshe nga suksesi që mund të kesh me një fanellë tjetër. Mendoj se do të marrë vendimin e duhur, shpresoj që ai të qëndrojë këtu për shumë vite të tjera, sepse ai është një lojtar shumë i fortë”, ka përfunduar ish-lojtari i Napolit.