
Myrto Uzuni nuk i ka shpëtuar infektimit me Covid-19. Sulmuesi i Ferencvaros rezultoi për të dytën herë i infektuar, me kampionët e Hungarisë që kanë anulluar fazën përgatitore në Spanjë. Mediet në Hungari bëjnë me dije se veç Uzunit janë edhe tre futbollistë të prekur.
Basic, Loncar dhe Franck Boli janë të prekurit veç Uzunit, me shpiptarin që edhe më parë ka qenë në izolim pasi u prek nga virusi. Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares ka qenë në Shqipëri për festa, ndërsa kthimi me ekipin ka rezultuar pa fat. Karantinë për katër të prekurit te Ferencvaros.
Poll