
Armando Sadiku
Armando Sadiku është një hap larg transferimit te Lugano. Sulmuesi shqiptar u largua nga FC Goa në prill të këtij viti, duke mbyllu kështu aventurën e tij 1-vjeçare me skuadrën indiane.
Pas disa muajsh interesime nga disa ekipe, dhe “Newsport.al” ka mësuar se elbasanasi mund të rikthehet te Lugano, por akoma nuk është vendosur. Palët vazhdojnë mes tyre diskutimet.
Siç dihet Sadiku në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Luganos. Kujtojmë se 34-vjeçari ishte një nga emrat kryesorë te Elbasani për një rikthim në Superiore, por tashmë sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Zvicër.
Poll