
Amarildo Gjoni
Mund të thuhet pa asnjë diskutim se sulmuesi Amarildo Gjoni po përjeton formë më të mirë nga legjonarët. Edhe pse nuk është thirrur kurrë në Kombëtare, sezoni që po kalon te FC Sheriff mund të përkufizohet si i jashtëzakonshëm.
Ditën e sotme ai shënoi sërish në duelin kundër Zimbru Chisinau, ndeshje e humbur nga FC Sheriff. Finalizimi në fjalë rezulton i 5 në 6 prezenca të Superligës moldave.
Pas korsimit nga një goditje dënimi, Gjoni u tregua i saktë me kokë (26’), duke barazuar shifrat përkohësisht. Në edicionin e kaluar, 26-vjeçari i lindur në Malësin e Madhe djerësiti fanellën e Elbasanit, teksa nuk ishte në gjendje të linte “gjurmë”.
Poll