Mykhailo Mudryk mund të quhet si lojtari më i ri i Chelsea gjatë kësaj merkatoje, me 22-vjeçari që aktualisht ëhstë i pranishëm në “Stamford Bridge” duke parë nga afër bashkëlojtarët e tij në ndeshjen me Crystal Palace, me të cilët do të luajë së shpejti. Në shkallët e stadiumit, Mudryk është fotografuar me flamurin ukrainas.
Lojtari i Shakhtar Donetsk i ka kushtuar arkave të bluve të Londrës plot 100 milionë euro, duke fituar kështu edhe konkurencën me Arsenalin, i cili raportohet se kishte ofruar vetëm 90 milioën euro.
Mudryk ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ndërsa do të rikthet sërish në Truqi për t’u përshëndetur me ish-shoket e tij, përpara se Chelsea ta zyrtarizojë.
[caption id="attachment_676019" align="alignnone" width="300"] Mykhailo Mudryk ne Stamford Bridge me flamurin ukrainas[/caption]