
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen me Ukrainën, me shumë gjasa, do të jetë shok skuadre me Elseid Hysajn sezonin e ri. Drejtuesit e Napolit u kanë propozuar atyre të Valencias në Spanjë një shkëmbim kokë më kokë Albiol-Mustafi, pasi i besojnë më shumë futbollistit me origjinë kosovare. Dhe një shkëmbim i tillë mes dy mborjtësve të qendrës është plotësisht i mundur. Dhe kjo do të thotë rikthim në Serinë A për Shkodran Mustafin dhe dy shqiptarë në radhët e Napolit, pavarësisht se luajnë për Kombëtare të ndryshme.
Poll