
E ardhmja e Vedat Muriqit është në pikëpyetje. Lazio e do në skuadër, por sulmuesi Kosovar ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Turqi me Fenenrbahçe. Në nëj intervistë për mediet turke, trajneri i Basaksehir, Okan Buruk, deklaron se Muriqi e meriton një kalim në Itali. Buruk e njeh mirë atë, natyrisht, si kundërshtar.
''Në Turqi ai është më i miri edhe pse disa vjet më parë nuk prisnim shumë prej tij. Ai meriton kapërcimin e madh në karrierë tek nëj klub italian. Karakteristika e tij më e mirë është loja në ajër dhe shpirti i sakrfiicës'' - pohon Okan Buruk, trajner i Basaksehir.
Poll