
Lushnja do luajë nesër një ndeshje mjaft të rëndësishme, ndaj Shënkollit. Fitorja është detyrim por duhet pasur parasysh se verdhjeshilët vijnë në këtë sfidë me 5 mungesa (Alushi, Mone, Ruco, Gjyla, Sefa). Trajnerit Ilir Gjyla do i duhet të mendojë formacionin pa gysmën e titullarve, e ky mbetet një problem më vete. Vlen të përmendet fakti se do i jepet mundësia të tregojnë veten lojtarë që nuk kanë mundur t'a bëjnë deri tani.
''Lufta'' për superioren mbetet e ashpër dhe çdo gabim do ishte fatal. Humbja në ndeshjen e fundit ndaj Ilirisë, i ka shtuar ''dhimbjet e kokës'' jo pak trajnerit të Lushnjës, Gjyla. Fakti që është një transfertë e vështirë, mungesat kanë ndikimin e vet, rezultatet jo aq të mira në ndeshjen e fundit, do e bëjnë 90-minutëshin akoma më delikat.