
Këtë javë në elitën e basketbollit amerikan, NBE janë marrë rezultate befasuese. Los Angeles Lakers ia kanë dalë sërish të triumfojnë dhe marrin kështu fitoren e dytë rresht në kampionët. Gjithashtu kjo është fitorja e 5-të në këtë sezon, teksa mposhti Portland Trail Bllazer me shifrat 116:110.
Në këtë duel mungoi ylli kryesor i skuadrës, LeBron James, por me Lakers shkëlqeu Anthony Davis ishte fantastik. Arriti 30 pikë, 13 kërcime, 6 asistime dhe 3 bllokada.
Me lojë të mirë u dalluan edhe japonezi Rui Hachimura me 19 pikë, derisa Austin Reaves dhe Reddish shtuan nga 18 të tjera. Jerami Grant ishte më efikasi te skuadra mike me 23 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Poll