
Ditën e shtunë, Besëlidhja zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Teutës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1. Por, tashmë skuadra lezhjane ka planifikuar një tjetër miqësore.
Në datë 21 janar, ditën e shtunë, Besëlidhja do të luajë kundër Vllaznisë. Ky takim është përcaktuar të zhvillohet në fushën sportive "Reshit Rusi" në Shkodër.
Për të dy trajnerët kjo sfidë do të jetë mjaft e vlefshme pasi do të shikohet forma e kontigjentit që kanë në dispozicion.
Poll