
Mbrëmjen e djeshme në "Wanda Metropolitano" në Madrid është luajtur ndeshja mes Atletico dhe Juventusit që ka përfunduar me rezultatin 2-0 për vendasit.
Mirëpo, sipas lojtarit Koke, ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi duhet të bëjnë një ndeshje perfekte.
"Kemi bërë një hap shumë të mirë përpara, por edhe në Torino nevojitet një ndeshje shumë perfekte. Sipas meje, mendoj se ne i kemi mundësitë për të kaluar 51 me 49 %", është shprehur mesfushori.
Poll