Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Mund të transferohem në Spanjë”, Aguero shpreh hapur dëshirën

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të transferohem në Spanjë”, Aguero shpreh hapur

Një nga emrat më të përmendur për merkato vere është ai i sulmuesit të Manchester City-it, Sergio Aguero.

Argjentinasi ka kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit të ardhshëm, megjithatë mundësia për t’u transferuar në një kampionat tjetër mbetet e hapur. Dëshira e tij është të qëndrojë deri në fund të kontratës në Angli dhe këtë e ka thënë përmes një prononcimi për “El Chiringuito”.

"Nuk po mendoj sot për atë që do të bëj. Unë e di që çdo ditë kontrata ime po i afrohet skadimit të saj, por ne do të shohim.

Ofertat do të vijnë, por tani për tani thjesht dua të përpiqem të fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn. Nuk kam menduar për atë që do të bëj pas vitit 2021. Sot ndihem mirë dhe komod këtu, por nuk e përjashtoj mundësinë të kthehem në Spanjë apo të shkoj diku tjetër”, ka deklaruar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga