
Shqipëria U19 do përballet në transfertë me Italinë U19, të mërkurën e 10 gushtit. Ky takim miqësor lejon Armando Cungun të shohë gjendjen e skuadrës para kualifikueseve të kampionatit Europian. Në anën tjetër në sy bie se kundërshtarët kanë të grumbulluar një shqiptar.
Luis Hasa luan për Italinë U19, ndërsa mund të ishte duke dhënë kontributin e tij për fanellën kuqezi. Hasa është produkt i Juventusit.
Mban fanellën me numër 7 dhe duket mjaft premtues për të ardhmen, pasi menaxhimin e tij e ka marrë kompania e Francesko Tottit. Mbetet për t’u parë nëse do ketë minuta për 18-vjeçarin në sfidën kundër Shqipërisë.
Poll