Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mund të përfaqësonte Gjermaninë, mbrojtësi i talentuar zgjedh përfaqësuesen e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Mund të përfaqësonte Gjermaninë, mbrojtësi i talentuar

Drini Miftari ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e origjinës së tij, pikërisht ato të përfaqësueses së Kosovës. Mbrojtësi i talentuar ka lindur në Gjermani dhe aktualisht mban shiritin e kapitenit te Kaiserslauten U19. Ekzistonte mundësia që 18-vjeçari të priste një festë nga Gjermania, por tashmë ai ka vendosur t’i japë drejtim të ardhmes duke u bërë pjesë e Kosovës U21.

Miftari u prit nga presidenti i FFK-së Agim Agemi, ndërsa është bërë zyrtare zgjedhja e tij për të vazhduar me Kosovën. Kjo gjë bën që dardanët të kenë siguri për të ardhmen e mbrojtjes, pas afrimit të një potenciali të tillë.

“Jam krenar që kam zgjedhur të luaj për Kosovën dhe mezi pres ta vesh fanellën dardane. Kjo është një mundësi e mirë që t’i tregoj vlerat e mia në fanellën e vendlindjes së prindërve të mi”, u shpreh lojtari më i ri te moshat e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga