
Një tjetër emër të cilit Juventus duke se i ka vënë syrin është dhe Raul Jimenez. Një shkëmbim me Higuain është e vështirë: ndoshta me një hua dy-vjeçare. Për të “rinuar” Juventus, duket se në tryezën e Fabio Paratici është vënë një karrige edhe për Raul Jimenez.
Sulmuesi meksikan po tregon aftësinë e tij për të shënur me Wolverhampton. Në departamentin e mbrojtjes të Sarri duket të jetë kthyer edhe emri I meksikanit në objektiv. Jimenez me një kontratë deri në 2023, duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester United, me një vlerë që mund të shkojë deri në 50 milionë euro.
Ndoshta shumë pak e lartë për Juventus këtë verë e cila është prekur nga vështirësitë e shkaktuar nga Coronavirus. Sipas “Tuttosport”, Juve mund t’i qëndrojë planit për Jimenez: një hua dy vjeçare deri në 2022.