Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Mund të blejmë Haaland dhe Mbappe", Kandidati për president "ndez" shpresat e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
"Mund të blejmë Haaland dhe Mbappe", Kandidati për

Toni Freixa, një nga 3 kandidatët për t'u bërë president i Barcelonës ka "ndezur" shpresat e tifozëve për të krijuar një skuadër me emra të mëdhenj në të ardhmen. Në një intervistë për "RAC-1", ai premtoi se do të investonte rreth 250 milionë euro për merkaton e verës në mënyrë që të afrohen dy sulmues klasi si dhe një mbrojtës i fortë e me eskperiencë.

"Mesazhi është që Barcelona do të ketë një ekip konkurrues siç dëshirojnë të gjithë anëtarët. Ne do të kemi ekipin më konkurrues për sezonin 2021-22. Unë nuk do të përmend emra derisa t'i blejmë sepse ato mund të ndikojnë në negociata.

"Po, është e mundur që të blejmë Haaland dhe Mbappe. Messi? Është një tifoz i Barcelonës njësoj si ne. Ai e di situatën e klubit dhe kam besim se do të presë zgjedhjet para se të vendos të ardhmen e tij", u shpreh Toni Freixa.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga