Jo vetëm një legjendë boksi, por një njeri me ndjeshmëri të madhe, karizmatik, i angazhuar në luftën për të drejtat civile dhe betejat sociale në favor të komunitetit afrikano-amerikan.
Këto janë frazat më të famshme që kanë mbetur nga legjenda e boksit, Muhamed Ali, të cilët edhe pas largimit të tij nga jeta kujtohen dhe janë më se koherente dhe sot pas shumë vitesh.
1- Fluturo si zog, picko si bletë. 1964 përpara ndeshjes me Sonny Liston.
2- Është përsëritja e pohimit ajo që çon te besimi. Dhe sapo besimi të shndërrohet në bindje të thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.
3- Unë ju thashë të gjithëve atyre që më kritikuan se jam më i madhi i të gjitha kohërave… mos më jepni një humbës përpara se unë të mbush 50 vjeç. Viti 1974, pasi mundi George Foreman në ndeshjen e famshme në Kinshasë.
4- “Unë kam festuar tashmë, iu luta Allahut.” Vitit 1971, pasi dënimi i tij për evazion fiskal u anulua nga Gjykata e Lartë.
5- “Vuajtjet e mia fizike janë paguar nga ajo që kam arritur të marrë në jetë. Një njeri që nuk është i guximshëm mjaftueshme për të marrë përsipër rreziqe, nuk do të marrë kurrë asgjë”. 1984 Houston.
6- Unë jam më i madhi, thashë se edhe më parë madje e dija këtë. Unë besoj në fenë islame. Besoj në Allahun dhe paqen.
7- Unë përfytyroj të jem kampion nja dhjetë vjet e pastaj t’ia lë titullin vëllait tim si Kenedët atje në Uashington.
8- Është mungesa e besimit ajo që i frikëson njerëzit të përballen me sfidat, dhe unë besova në veten time.
9- T’i urresh njerëzit për shkak të ngjyrës është gabim. Nuk është puna se cilën ngjyrë je duke urryer. Është krejt gabim.
10- Unë kurrë nuk kam menduar për humbjen, por tani që ajo ndodhi, e vetmja gjë është ta mendoj si duhet. Ky është detyrimi im ndaj të gjithë njerëzve që më besojnë mua. Ne të gjithë do të pësojmë humbje në jetë.