Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mposhtën Atalantën në transfertë, Zidane e pranon: Nuk luajtëm mirë, e rëndësishme që fituam

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Atalantën në transfertë, Zidane e pranon: Nuk

Atalanta u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Real Madrid në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions League. Kjo ndeshje u mbyll me polemika për shkak se gjyqtari nxori nga loja pas 17 minutash, Freule për një faull ndaj Mendy, ndërsa në minutat e fundit mbrojtësi francez shënoi golin e fitores për madrilenët. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri I Real Madrid, Zidane u shpreh se skuadra e tij nuk bëri një lojë të mirë, por e rëndësishme është rezultati.

Kartoni i kuq? "Unë nuk e di nëse e kuqja ishte e tepërt, i takon gjyqtarit të marrë vendimet. Ne nuk luajtëm mirë, por e rëndësishme është rezultati. Fizikisht ata janë shumë të fortë, mbrojnë shumë mire. Ne nuk gjetëm hapësirë dhe shënuam vetëm në minutat e fundit. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që kemi gjetur golin".

Goli i Mendy? "Ishte një skemë e provuar në stërvitje, ne e kishim provuar me një lojtar tjetër, por Mendy ishte aty për të shënuar goli. Ai mund të godasë me këmbën e djathtë, ndërsa me të majtë është më i saktë".

I kënaqur me rezulatin? "Çdo ndeshje është diçka më vete. Ne nuk luajtëm mirë, por u përpoqëm të fitonim me çdo mënyrë. Tani ka një ndeshje kthimi, gjithçka është akoma e hapur. Ne do të duhet të luajmë mirë edhe në ndeshjen e kthimit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga