
Sapo kanë përfunduar 5 ndeshje të Premier Ligë, ku ekipet vendase kanë fituar. Chelsea ia ka dalë të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme ndaj Aston Villa, e cila zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive. Fitorja e ekipit nga Londra erdhi nga golat e Abraham dhe Mount. ''Dhelprat'' e Leicester nuk e kanë ndërmend të ndalen teksa këtë radhë mposhtën në shtëpi Watfordin me rezultatin 2-0. I zakonshmi Vardy dhe në fund Maddison janë ata që ''tundën'' rrjetën, duke bërë që vendasit të rënditen të dy-tët në Premier Ligë.
Tottenham i Jose Mourinho është mundur në ''Old Traford'' me rezultatin final 2-1, me ''djajtë e kuq'' që në një farë mënyre treguan se kriza ka qënë thjehst momentale. Po 2-1 ka fituar edhe Southampton ndaj Norëich, në një 90 minutësh shumë të luftuar. Ëest Ham ka humbur në transfertë 2-0 ndaj një ekipi simpatik si Ëolves.