Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Motra e yllit të Interit zbulon prapaskenat: Vëllai im do luajë ...

Shkruar nga NEWSPORT
Motra e yllit të Interit zbulon prapaskenat: Vëllai im do luajë

Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi nuk janë më pjesë e projektit Inter. Kjo u tha fillimisht nga Beppe Marotta, gjithashtu e përsëriti dhe trajneri, Antonio Conte. 

E për të ardhmen e Nainggolan nuk kishte si të mungonte një koment i motrës së tij binjake, Riana.

"Radja nuk ishte shumë i lumtur pas deklaratave të Giuseppe Marotta, i cili e nxori atë jashtë projektit të Antonio Conte. Ka shanse që vëllai im do të largohet nga Milano edhe pse në këtë moment nuk ka ekip të interesuar. Unë jam shumë e lidhur me të, por nuk më ka thënë ende se cila skuadër i pëlqen. Mendoj se do të transferohet diku jashtë Italisë, por për momentin duhet të presim."-përfundoi Riana.

Nainggolan erdhi vetëm një vit më parë nga Roma, por nuk ka bindur me fanellën zikaltër, duke u vënë në listën e largimeve nga Conte.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga