Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

MOTOGP/ Valentino ROSSI sfidon Marquez: Do të fitoj në Australi

Shkruar nga NEWSPORT
MOTOGP/ Valentino ROSSI sfidon Marquez: Do të fitoj në Australi

Valentino Rossi ka folur para garës së Australisë, ku italiani do të tentojë të marrë pikët maksimale në pistën e "Philip Island". "Doktori" në një konferencë për shtyp ka deklaruar:

"Ky është një prej cirkuiteve më të mirë sezonal për të gjithë, por koha do të vendosë shumë. Vitin e kaluar, të dy Yamaha-t patën rezultate pozitive, duke u ngjitur në podium, ndaj shpresoj se do të jemi konkurrues edhe këtë radhë. Për të luftuar për finishin duhet të menaxhojmë mirë gomat dhe sesi do të jenë temperaturat.

Këtu në Australi mund të garoj në maksimum dhe për mua është e rëndësishme të synoj deri në fund vendin e dytë të Doviziosos në Botëror. Do të kishte shumë rëndësi për mua dhe ekipin", tha Valentino Rossi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga