
Është mbyllur gara e kësaj jave në Moto Gp. Maverik Vinjales triumfon në Malajzi teksa lë pas Mark Markez dhe Andrea Doviciozao. 25 vjeçari ka zhvilluar një garë perfekte, duke shkuar I pari me meritë drejt finishit.
Kampioni aktual I botës, Mark Markes zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, teksa u nis nga vendi I njëmbëdhjetë dhe e mbylli garën në pozitën e dytë. "Alieni" fitoi plot nëntë pozicione gjatë garës duke u ngjitur në podium. Markez theu edhe një rekord historik me garën e sotme, teksa grumbullon 395 pikë gjatë këtij sezoni; gjë që nuk kishte ndodhur më herët. Podiumin e plotësoi Doviciozo, ndërsa Valentino Rossi u rendit I katërti pas një gare pozitive.
Poll