Në Çmimin e Madh të Holandës do të niset i pari nga "pole position" një tjetër italian, i cili garon me Ducati. Andrea Dovizioso ka lënë pas Valentino Rosin në provat zyrtare të zhvilluara sot, ndërsa ka regjistruar kohën 1'42''.246, ndërsa ishte shtatë të dhjetat më i shpejt sesa bashkëkombasi i tij Valentino Rosi. Redding u rendit i treti, duke qenë një sekondë pas tij.
Sa i përket pilotit të Honda-s, Marc Marquez, ai u ndikua nga një dëmtim i motorit dhe më pas rrëzimi në pistë, që detyroi spanjollin të qëndronte një kohë të gjatë në bokse. Ai pati vetëm 4'30'' për të vendosur kohën e tij.
Përveç spanjollit, nga vija e dytë do të nisen Cal Crutchloë e Yonny Hernandez, me këtë të fundit që u ngjit nga sesioni i parë kualifikues, ashtu si edhe Pol Espargarò, i cili do të niset i shtati. I teti në start do të jetë Aleix Espargarò, dhe pas tij Iannone e Petruçi, ndërsa Jorge Lorenzo u klasifikua vetëm në vendin e 11-të. Mes rënieve dhe problemeve me motorin, spanjolli konfirmoi fundjavën e vështirë, duke qenë 2 sekonda e 651 të mijtat larg kryesuesit. Probleme kishte edhe Maverick Vinales që do të niset i 12-ti. ndërsa zhgënjeu plotësisht Dani Pedrosa i cili do të jetë i 16-ti në vijën e nisjes.