
Në Shqipëri e dashurojnë futbollin. Diçka të tillë nuk e dëshmojnë vetëm tifozët, të cilët janë të shumtë qoftë me njërin ekip apo tjetrin, por edhe futbollistët e rinj. Dashurinë për futbollin e tregojnë më së mirë futbollistët e vegjël.
Në ndeshjen e djeshme mes Mirditës dhe Laçit A e vlefshme për kampionatin rajonal të Lezhës shihet qartë sesi futbollistët e vegjël rreth moshës 11-vjeçare janë të dashuruar pas këtij sporti. Të gjithë vrapojnë pas topit, teksa pasionin nuk ia u ndal asgjë. I ftohti dhe terreni jo në gjendje optimale, nuk janë një pengesë për këta fëmijë, por një sfidë e re.
Pamje nga ndeshja Mirdita - Laçi A
Dy vende të vogla si Mirdita dhe Laçi, por që dashurinë për futbollin e kanë shumë të madhe. Kjo prej pasionit të lojtarëve, por edhe trajnerëvë si Sajmir Kastrati dhe Agustin Ndreu. Topi i rrumbullakët nuk është thjeshtë një “objekt” me të cilin fëmijët luajnë, por këta të fundit e shohin si një synim për ta marrë, zotuar e në fund për ta dërguar në fundin e rrjetës së kundërshtarit.

Në kushte të vështira apo jo, duket se në Shqipëri po rritet një brez futbolli që e dashuron këtë sport. Rrëzohen në baltë, ringrihen pa problem, vetëm për një qëllim, që një ditë të jenë si idhujt e tyre që shohin çdo mbrëmje në ekranet e televizorit.
