Aventurës së Bylist U19 në Europë i vjen fundi. Ballshiotët janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga 2 Korriku, e vlefshme për çerekfinalet e “Play-Off” të UEFA Youth League.
Skuadra e Bylisit është mposhtur 2-1 në sfidën e zhvilluar në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ishin pikërisht vendasit e 2 Korrikut të cilët kaluan në avantazh me Isufin në minutën e 61’. Ndërsa 14 minuta më vonë, Nwaneri ringjalli shpresat për ballshiotët duke barazuar shifrat në 1-1.
Por ishte Mehmeti në të 78-tën ai që vulosi sfidën dhe fitoren e 2 Korrikut. Këta të fundit triumfojnë 2-1, duke shkuar më tej në këtë aventurë europiane. Kujtojmë që edhe ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, djemtë e Kosovës e fituan 1-2.