Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Mbyllen kualifikueset për Europianin U-17, Shqipëria mposht Faroet dhe renditet e treta e grupit

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllen kualifikueset për Europianin U-17, Shqipëria mposht Faroet dhe
Shqipëria U-17

Shqipëria U-17 ka arritur të marrë fitoren e parë ditën e sotme në ndeshjen përballë Ishujve Faroe. “Kuqezinjtë’ e vegjël kanë arritur të triumfojnë 1-0 përballë ishullorëve të largët fal një goli në minutën e 57’ nga Gabriel Kulla, qendërsulmuesi i ekipit me numrin 9.

Kështu, Shqipëria e mbyll këtë grup kualifikues të vlefshëm për kampionatin Europian U-17 në vendin e tretë pas “të mëdhenjve" si Holanda dhe Kroacia plot talenta. Kombëtarja jonë ka arritur të lërë pas vetëm kundërshtarin me të cilin fituam sot, që e mbylli fushatën mjerueshëm pa asnjë pikë.

Shqipëria e të vegjëlve arriti një barazim me Kroacinë ndeshjen hapëse duke lënë shpresa për dy takimet e radhës, por ndaj Holandës reprezentuesja jonë “u shkatërrua” me 5 gola dhe humbi shpresat për vendin e parë në grup.

Në të njëjtën orë me takimin kundër faroeve u luajt edhe sfida mes kroatëve dhe holandezëve që u mbyll në shifrat 3-1 për ballkanasit që zënë vendin e parë në grupin tonë. Të gjitha takimet u zhvilluan në shtetin tonë si organizues të këtyre kualifikueseve.

Kujtojmë që ndeshja e sotme u zhvillua në "Arena Egnatia” pasi Stadiumi Kombëtar do të presë Shpresat në orën 18:00 kundër Armenisë.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci                     1-1
Hollandë – Ishujt Faroe         6-0

Shqipëri – Hollandë                0-5
Kroaci – Ishujt Faroe              7-0

Ishujt Faroe – Shqipëri           0-1

Kroaci – Hollandë                    3-1

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga