Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, gjysmëfinalet luhen sot dhe nesër në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, gjysmëfinalet luhen sot dhe
Dinamo - Apolonia e grupmoshave

Më sot dhe nesër do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë do të përballen skuadrat që kaluan me sukses turin çerekfinal. Të gjitha ndeshjet do të luhen me një takim në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në ndeshjet gjysmëfinale të moshës U-17, Apolonia do të përballet me Skënderbeun ditën e shtunë. Ndërsa, të dielën do të luhet ndeshja Vora – Partizani. Të dyja takimet do të startojnë në orën 10:00.

Sakaq, në ndeshjet gjysmëfinale të moshës U-19, Tirana do të përballet me Dinamo City-n ditën e shtunë. Ndërsa, të dielën do të zhvillohet përballja Teuta – Apolonia. Të dyja takimet do të luhen në orën 12:30.

Kupa e Shqipërisë U-17

E shtunë, më 18 janar

Apolonia – Skënderbeu, ora 10:00

E diel, më 19 janar

Vora – Partizani, ora 10:00

Kupa e Shqipërisë U-19

E shtunë, më 18 janar

Tirana – Dinamo City, ora 12:30

E diel, më 19 janar

Teuta – Apolonia, ora 12:30

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga