 
Shqiperia U-19
Shqipëria U-19 njohu sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kampionatit të ardhshëm Europian 2026 për këtë grupmoshë.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare u shortua në këtë “Qualifiyng Round” grupin 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë.
Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në vendin tonë në muajin nëntor të vitit 2025.
Janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, 12, 15 dhe 18 nëntor, ndërsa përballjet do të vendosen më vonë dhe do të bëhen me dije për opinionin publik dhe median nga Federata e Futbollit.
 
Poll
Lexo gjithashtu
                			                     	MOSHAT (U17-U19)
                			                   		
                				                        
                		                Ditë historike, Skënderbeu rikthehet në Champions League
                			                     	MOSHAT (U17-U19)
                			                   		
                				                        
                		                 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       