
Momenti pozitiv nuk është vetëm në ekipin kryesor të Partizanit, por edhe te moshat. Së fundmi Partizani U-17 është “kurorëzuar” kampion për edicionin 2024-2025. Barazimi dramatik me Tiranën U-17 i ka mundësuar të hipotekojnë titullin me 41 pikë.
Takimi është mbajtur në kompleksin sportiv "Skënder Halili", teksa golat për Partizanin janë shënuar nga Himallari 6', 45' dhe Hyka 13'. Ja postimi i plotë i “Demave të Kuq” në rrjetet e tyre sociale:
“Partizani U-17 është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025. 17 vjeçarët e kuq falë barazimit 3 - 3 të arritur sot në përballjen finale ndaj rivalëve të Tiranës kanë ruajtur kryesimin me 41 pikë duke siguruar në kompleksin sportiv "Skënder Halili" titullin kampion.
Për të kuqtë golat u shënuan nga Himallari 6', 45' dhe Hyka 13'. Një sukses i merituar për të besuarit e trajnerit Aldo Duro që arrijnë të rikonfirmohen kampion të Shqipërisë për moshat U-17 duke koleksionuar titullin e 2-të radhazi. Urime kampionët e kuq”.