Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

100 gola të shënuar dhe pa asnjë humbje, Partizani U-16 shpallet kampion  

Shkruar nga NEWSPORT
100 gola të shënuar dhe pa asnjë humbje, Partizani U-16 shpallet
Partizani U-16

Partizani U-16 ka korrur sukses të rëndësishëm në kampionat, duke u shpallur kampion. “Demat e rinj” falë barazimit 1-1 ndaj Vllaznisë kanë siguruar më herët titullin, ku në lojë janë edhe dy javë.

Në 24 java të luajtura, Partizani U-16 e ka gjetur rrugën e rrjetës në 100 raste, e pasuar me vetëm 12 gola të pësuar. Në këtë segment takimesh, ata kanë grumbulluar 23 fitore dhe vetëm 1 barazim, çka do të thotë se nuk e njohin shijen e humbjes. 

“Partizani U-16 është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë. 16 vjeçarët e kuq falë barazimit në Shkodër ndaj Vllaznisë 1 - 1 kanë hipotekuar 2 javë nga përfundimi kampionatit titullin kampion.

Në përballjen e luajtur sot në stadiumin "Reshit Rusi" goli Allushaj në minutën e 48' i ka dhuruar të kuqve barazimin e parë në kampionat.

Një sezon fantastik ky për të besuarit e trajnerit Algert Hurdha, të cilët rregjistrojnë një rekord origjinal në kampionat duke koleksionuar 23 fitore dhe vetëm 1 barazim në 24 javë të luajtura, me 100 gola të shënuar dhe vetëm 12 të pësuar. Urime Kampionëve të kuq”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga