Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ "FANATICS" nesër me dy ndeshje:  Do t'i shkaktojmë ç'rregullime mendore morrave të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ "FANATICS" nesër me dy ndeshje:  Do t'i

Skuadra e Tiranës në futboll do të luajë nesër kundër Ilirisë, në Fushë-Krujë, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Por, përveçëse ndeshjes së futbollit, nesër luhet edhe ndeshja e basketbollit, me Partizanin.

Tifogrupi kryesor i bardhebluve, "Tirona Fanatics" do të jenë të pranishëm në të dyja takimet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, "Fanaticsat" kanë njoftuar se ata do të udhëtojnë drejt Fushë-Krujës, por më pas do të jenë edhe në pallatëin  e sportit "Asllan Rusi".

"Fundjava na gjen ne transfertë.

Nesër nisemi në orën 11:00 nga stadiumi "Selmon Stermosi", per te udhetuar te gjithe bashke drejt Fushekrujes.

Bileta e autobuzit kushton 200 Lek .

Sigurisht qe neser kemi dhe Derbin ne Basketboll me morrat ne Asllan Rusi ora 19:00.

Fanatics do jene 1 ore perpara per ta ndezur pallatin e sportit ashtu si heren e fundit

Prezenca jote duhet ti shkaktoje crregullim mendore morrave te kuq , keshtu qe pergatituni mire per neser se dita do te jete shume e bukur.

#PerTironen

#PerFanatics", shkruhet në njoftimin e "Fantaicsave".

Poll

Lexo gjithashtu