Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Morën 3 pikët falë penalltisë, Xavi: Jemi mësuar të fitojmë kështu këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Morën 3 pikët falë penalltisë, Xavi: Jemi mësuar

Barcelona ka fituar në transfertë përballë Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas spanjolle. Sfida që u zhvillua në “Estadio de Balaídos” përfundoi me fitoren 1-2 të katalanasve. Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.

Tekniku spanjoll thotë se në pjesën e dytë vuajtën disi, por shton se janë mësuar të fitojnë në këtë mënyrë gjatë këtij sezoni. Xavi nuk kursen as elozhet për sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.

“Pjesa e parë ishte mirë, e dyta jo dhe aq. Por ky rezultat është i mirë për moralin e ekipit. Ne dominuam në pjesën e parë, por në të dytën vuajtëm. Jemi mësuar të fitojmë kështu këtë sezon.

Lewandowski? Ai është shumë mirë, është i emocionuar si i gjithë ekipi. Ai po luan shumë mirë, është i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe kishte personalitetin e duhur për të goditur dy herë penalltinë”, u shpreh Xavi pas fitores ndaj Celta Vigos.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga